12:09 / E Diele, 09 Shtator 2018 / indeksADMonline

Shaw reagon në rrjetet sociale pas lëndimit ”horror” të pësuar mbrëmë

Luke Shaw pritet të rikthehet së shpejti pas një lëndimi ”horror” të pësuar në humbjen, 1-2 të Anglisë nga Spanja.

Anglia u rikthye në ”Wembley” për herë të parë nga Kupa e Botës për t’u përballur me Spanjën në Ligën e Kombeve.

Dhe mbrojtësi i Manchester Unitedit, Shaw startoi nga minuta e parë pas paraqitjeve impresive në këtë fillim të sezonit.

Por, ai ishte i përfshirë në një incident të tmerrshëm, ku ai mbeti në tokë pa vetëdije në fillim të pjesës së dytë, transmeton IndeksOnline.

Luke Shaw

Ai e lëndoi kokën pas një dueli me Dani Carvajal dhe menjëherë reagoi stafi mjekësor.

Dhe 23-vjeçari, tani shkroi në Twitter: ”Faleminderit të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen. Jam duke u ndjerë mirë dhe jam në duar të sigurta”.

”Jam një ‘luftëtar’ i vërtetë dhe do të rikthehem së shpejti!”.

Edhe Anglia njoftoi mbrëmë se Shaw i është kthyer vetëdija dhe se do të njoftojë sot për gjendjen e mbrojtësit anglez./IndeksOnline/

Luke Shaw