08:44 / E Shtunë, 16 Maj 2020 / indeksADMonline

SHBA aprovon masën e ndalimit të furnizimit me çipa të Huawei

Qeveria amerikane ka zbuluar se do të ndërpresë furnizimin me çipat e Huawei nga prodhuesit global, duke bërë një goditje tjetër të madhe për prodhuesin e madh kinez të pajisjeve teknologjike.

Sipas Reuters, Departamenti i Tregtisë amerikane tha se “do të targetojë strategjikisht gjysmëpërçuesit e Huawei që janë produkti i drejtpërdrejtë i softuerëve dhe teknologjive të caktuara të SHBA”. Departamenti pohoi më tej se masa “ndërpret përpjekjet e Huawei për të minuar kontrollet e eksportit të SHBA”.

Ndryshimi i rregullit do të detyrojë prodhuesit e huaj të që përdorin pajisjet e SHBA për të marrë një licencë nga Uashingtoni nëse dëshirojnë të furnizojnë çipa të Huawei ose kompani të lidhura me të.