19:38 / E Mërkurë, 27 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

SHBA dhe Rusia nuk e pranojnë Korenë e Veriut si fuqi bërthamore

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ranë dakord të ndjekin përpjekjet diplomatike kundër programit bërthamor të Koresë së Veriut, duke theksuar se Uashingtoni dhe Moska nuk e pranojnë Pjong-Jang si fuqi bërthamore, tha sot zëdhënësi i Departamentit amerikan.

“Tillerson dhe Lavrov, të cilët folën dje në telefon, iu referuan po ashtu rritjes së dhunës në lindje të Ukrainës dhe në lidhje me këtë, Tillerson kërkoi që Rusia të ulë nivelin e dhunës”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Heder Nauert.