16:21 / E Diele, 21 Nëntor 2021 / LB

ShBA-ja mirëpret idenë për vendosjen e një baze të përhershme ushtarake në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se senatorët amerikanë kanë përkrahur idenë e tij për vendosjen e një baze të përhershme ushtarake amerikane në Kosovë.

“Senatorët amerikanë mirëpresin propozimin tim për vendosjen e bazës së përhershme ushtarake amerikane. Takimet bilaterale në ditën e dytë të pjesëmarrjes në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax i përmbyllëm me takimin e grupit të senatorëve nga SHBA, pjesëmarrës në këtë forum”, ka shkruar Mehaj në “Facebook”.

Postimi i plotë i Mehajt:

Senatorët amerikanë mirëpresin propozimin tim për vendosjen e bazës së përhershme ushtarake amerikane. Takimet bilaterale në ditën e dytë të pjesëmarrjes në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax i përmbyllëm me takimin e grupit të senatorëve nga SHBA, pjesëmarrës në këtë forum.Së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani- Sadriu, si dhe Zv.Kryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme, znj. Donika Gërvalla-Schwarz takuam senatoret James E. Risch, Jeanne Shaheen, Joni Ernst dhe Chris Coons.Përveç temave të tjera, në takim u diskutua dhe u përkrahë nga senatorët amerikan edhe ideja ime për praninë e një bazë të përhershme ushtarake amerikane në Republikën e Kosovës. U shprehën se do të vazhdojnë të përkrahin këtë ide në çdo instancë të vendimmarrjes së shtetit amerikan.Delegacioni na përgëzoi për 10 vjetorin e Partneritetit Shtetëror me Gardën Kombëtare të Iowa-s si dhe shprehën falenderimet për kontributin e Kosovës me bashkë-zbarkimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës me trupat amerikane në Kuvajt. Gjithashtu për kontributin në menaxhimin e krizës së refugjatëve nga Afganistani.Në emër të Ministrisë së Mbrojtjes shpreha edhe një herë gatishmërinë për përkrahje ndaj SHBA në çdo rast dhe rrethanë.