10:13 / E Martë, 16 Mars 2021 / B O

“SHBA-ja nuk dëshiron të luftojë me Iranin”

Komandanti i Forcave Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), gjeneral Kenneth F. McKenzie, deklaroi se vendi i tij nuk dëshiron të luftojë me Iranin, por theksoi se nëse është e nevojshme është i gatshëm të përgjigjet, raporton AA-ja.

Për televizionin LBC në Liban, McKenzie deklaroi se Washingtoni ka ndjekur një politikë presioni maksimal mbi Teheranin në dy vjetët e fundit, por administrata e presidentit Joe Biden është duke e vlerësuar këtë metodë.

McKenzie operacionet e rebelëve Houthi të mbështetur nga Irani në Jemen kundër Arabisë Saudite i përshkroi si “veprim agresiv”.

“Operacionet kundër forcave tona në Irak nga ata që bëjnë luftërat përfaqësuese të Iranit ka shumë mundësi të jenë veprime agresive”, tha ai, duke potencuar se forcat amerikane janë të gatshme t’i përgjigjen kërcënimit për hakmarrje në lidhje me vrasjen e Qasem Soleimanit.

McKenzie theksoi se vazhdimisht janë në veprim për të garantuar sigurinë e tregtisë në ujërat e rajonit.

Në deklaratën e ushtrisë libaneze thuhet se McKenzie u takua me shefin e Shtabit… të Libanit, Joseph Aoun, i shoqëruar nga ambasadorja e SHBA-së në Bejrut, Dorothy Shea.