SHBA-ja planifikon të ndalë TikTok-un
TikTok është aktualisht një prej rrjeteve sociale më të përdorura.
Ndikimi i këtij rrjeti social ka pasur masë jashtëzakonisht të madh, sidomos pas shpërthimit të pandemisë në vitin 2020.
Megjithatë, ky rrjet social mund të ndalohet në SHBA.
Kjo pasi TikTok-u posedohet nga një kompani kineze, e cila në tregun amerikan paraqitet si “kërcënim” për kompanitë vendase.
Politikanët amerikanë prezantuan një projektligj për të trajtuar firmat e kontrolluara “nga një kundërshtar i huaj”, në mars të këtij viti, shkruan BBC.
Nëse projektligji në fjalë do të kalonte me sukses, nga ByteDance do të kërkohet të shesë TikTok-un brenda gjashtë muajve, ose të përballet me një ndalim nga dyqanet e aplikacioneve në SHBA, transmeton Indeksonline.
Presidenti Joe Biden thotë se ai do ta nënshkruajë projektligjin në ligj nëse ai arrin në tryezën e tij.
Projektligi në fjalë vjen pas përpjekjeve të mëparshme të autoriteteve amerikane për të kufizuar qasjen në aplikacion, duke përmendur rreziqet e sigurisë kombëtare.
Trumpi u përpoq të detyronte ByteDance të shiste TikTok në vitin 2020, por nuk ia doli.