18:35 / E Enjte, 17 Shtator 2020 / indeksADMonline

SHBA nis stërvitjet ushtarake me Ukrainën

Shtetet e Bashkuara  dhe  Ukraina filluan stërvitje të përbashkëta ushtarake të enjten, dy ditë pasi Rusia filloi të bëjë të njëjtën gjë me Bjellorusinë fqinje.

Ambasada amerikane në Kiev njoftoi se rreth 4,000 trupa nga 10 vende do të marrin pjesë në stërvitjen “Rapid Trident”, pranë Yavoriv në Ukrainën perëndimore dhe e cila drejtohet nga ushtria amerikane.

Ushtria ruse dhe ajo bjelloruse filluan stërvitjet në rajonin e Brest afër kufirit bjellorus me Poloninë të martën. Ministria e Mbrojtjes ruse njoftoi se stërvitjet nuk janë të drejtuara kundër vendeve të tjera, si Ukraina me të cilën Moska zyrtare ndodhet në konflikt pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014.