13:30 / E Diele, 23 Qershor 2019 / indeksADMonline

ShBA paralajmëron Iranin: Mos e merrni si dobësi të Trump vendimin për të mos ju sulmuar

Duke folur së bashku me kryeministrin e izraelit, Benjamin Netanjahu në Jerusalem, këshilltari i sigurimit kombëtar, John Bolton tha se askush nuk i ka dhënë Iranit një ‘licencë gjuetie në Lindjen e Mesme”.

Tutje ai shtoi se Irani nuk duhet të marrë vendimin e presidentit Donald Trump për të mos e sulmuar vendin e tyre, transmeton Indeksonline.

Presidenti Trump në një intervistë në ‘NBC’ tha se kishte në plan që të sulmonte por fillimisht i kishte pyetur se sa njerëz do të vriteshin, në këtë rast iranianët.

“Gjeneralët më thanë se rreth 1500 njerëz d otë vriteshin. Nuk më pëlqeu, nuk mendova se ishte proporcionale.”, u shprehë Trump.

Rrëzimi i dronit amerikan nga forcat iraniane kanë ngritur tensionet mes dy vendeve. Trump i ka paralajmëruar se ata kanë bërë një gabim të madh./Indeksonline/