12:40 / E Martë, 25 Shkurt 2020 / indeksADMonline

SHBA, qeni deklaron veten të humbur në rajonin e policisë

Një qen në Teksas eci rreth 1.5 kilometra larg shtëpisë në mes të natës dhe përfundoi në Departamentin e Policisë.

Policët e Departamentit të Policisë në Odessa të SHBA-së u shokuan kur një qen hyri brenda godinës, shkruan “Daily Mail”.

Ai u largua nga shtëpia gjatë kohës që pronari i tij ishte duke fjetur. “Ky qen i lumtur hyri natyrshëm natën e kaluar te tavolina e përparme e Departamentit të Policisë”, tha duke qeshur Departamenti i Policisë Odessa krahas imazheve që ata kapën gjatë vizitës së tij.

Rreshteri Rusty Martin tha: ”Ne të gjithë ishim të ngazëllyer që e morëm atë brenda ndërtesës. Kemi pasur një top tenisi dhe ja hodhëm që të luante. Të gjithë e donin shumë.”

Policia e Odessas bëri shaka në Facebook: ”Ne menduam se ai dëshironte të aplikonte për një pozicion pune pranë nesh”.

Më pas Departamenti mundi ta gjente pronarin e qenit, Alvaradon. Alvarado falënderoi rajonin e policisë dhe tha se ai planifikon të marrë qenin e tij në udhëtime nëpër botë pasi nuk duket se mund të qendrojë në një vend të vetëm.

”Ai nuk i merr gjërat seriozisht, nuk do tja dijë nëse unë shqetësohem për të”, tha Alvarado për NewsWest 9.