08:53 / E Premte, 30 Tetor 2020 / OSH

SHBA shënon rekord të rasteve të reja me COVID-19

SHBA ka shënuar numër rekord të rasteve të reja të të infektuarve me koronavirus që prej nisjes së pandemisë.

Janë 85 mijë e 357 raste që janë regjistruar në 24 orët e fundit, sipas Johns Hopkins University.

Në këto të dhëna përfshihen që të gjitha shtetet e SHBA-së, Distrikti i Kolumbisë dhe territore të tjera amerikane, sikurse edhe rastet e riatdhesuara.