Shefi i “Alibabës” njeriu më i pasur në Kinë
Revista e njohur e biznesit “Forbes” gjatë ditës së sotme ka publikuar listën e 400 personave më të pasur në Kinë.
Pasuria e të gjithëve ka kapur shifrën e 1.06 trilionë dollarë, transmeton Indeksonline.
Njeriu më i pasur në Kinë është themeluesi i kompanisë “AliBaba, Jack Ma. Pasuria e tij e llogaritur është 34.6 miliardë dollarë.
Pas tij vjen biznesmeni i njohur Ma Huateng që ka një pasuri prej 32.8 miliardë dollarë.
Personi më i vjetër në këtë listë të “Forbes” është 86 vjeçari Liang Shezeng, ndërsa më i riu është 31 vjeçari, Wang Han./Indeksonline/