10:10 / E Enjte, 22 Nëntor 2018 / indeksADMonline

“FORBES” shkruan një artikull të jashtëzakonshëm për Kosovën

Liga e Kombeve e UEFA-s ka shkaktuar diçka të jashtëzakonshme qysh në startin e saj. Për skuadrat e mëdha, ky kompeticion ka ofruar një lehtësim të mirëpritur nga lodhja e zakonshme në miqësore dhe ndeshje ekspozuese dhe të parëndësishme për tifozët të cilët shpesh kishin ankesa lidhur me ndeshjet e tilla. Për disa nga klasat e mesme të futbollit evropian, kjo jep një mundësi për të luajtur ndeshje të rëndësishme kundër oponentëve të së njëjtës kategori, si dhe për të siguruar një rrugë më të lehtë për kualifikim të mundshëm në Europianin 2020. Edhe një ekipi të vogël mund t’i jetë ofruar momenti i madh në historinë e tyre të futbollit për të qenë pjesë e Evropianit.

Pa dyshim se një ekip si Kosova e cila në futbollin Europian u pranua nga viti 2016, fitorja 4-0 ndaj Azerbajxhanit është një nga momentet historike dhe më të mira të kësaj kombëtare të re. Vendi, i cili shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, luftoi shumë për t’u pranuar në UEFA dhe filloi kompeticionin pa asnjë lojtar, pa stadium dhe më shumë se shpresë. Tani, ata kanë një shans shumë të mirë për t’u kualifikuar për Euro 2020.

Për shkak të gradës së tyre të ulët, Kosova u rendit e treta prej fundit në garat e Ligës së Kombeve, e cila përmban katër liga të ndara në katër grupe, për të gjithë fituesit e grupeve garantohet vazhdimi i kompeticionit garues kunder fituesve të të njëjtit grup, ku njërit nga ta i sigurohet pjesëmarrja e drejtpërdrejtë në Euro 2020. Pas fitores së tyre, Kosova do tu bashkohet ekipeve të Bjellorusisë, Maqedonisë dhe Gjeorgjisë në një luftë për vend të parë dhe për kualifikim të drejtpërdrejtë në Euro 2020.

Sistemi mund të jetë i ndërlikuar, por të gjithë në Prishtinë e dinin mirë se si funksiononte. Ata hynë në ndeshjen e mbrëmshme duke e ditur se një fitore do tu garantonte atyre vazhdimin e garës për kualifikim të drejtëpëdrejtë në Euro 2020, kështu që stadiumi ishte i mbushur plotë. Tifozët ishin të zhurmshëm në festë për golat e shënuara, për të katër golat e tyre, sulmet e vazhdueshme të tyre tregonin se fitorja do të thotë shumë për vendasit, ashtu si dhe emocionet e treguara nga lojtarët.

Një njeri i cili ishte aty ishte Arber Loxha, kryeredaktor i Kujtesa Sport, televizioni më i madh sportiv i Kosovës. Ai tha se: “Përmes Ligës së Kombeve të UEFA-s, Kosova ka një shans për të kaluar më tej, pasi niveli i konkurrencës në Ligën tonë duket e favorshme. UEFA po e zbaton këtë sistem të konkurrencës si një shans për vendet më të vogla për të përparuar në finalet e Kampionatit Europian,” tha ai.

Si përfundim mund të konstatojmë se një ekipi të suksesshëm siç është Kosova, përveç përfitimeve të dukshme sportive që i ka sjellë kjo ligë, ka treguar se ky ekip ka potencial që në të ardhmen të jetë edhe më i fort dhe të jetë sfidues për çdo ekip Europian. Një nga problemet e Kosovës që është shfaqur është se lojtaret më të mirë të saj, janë rritur, jetojnë dhe luajnë në diasporë dhe nuk jetojnë në shtetin të cilit me lojën e tyre ia dhanë krenarinë.

Temat: