11:42 / E Shtunë, 06 Nëntor 2021 / A. M.

Shefi i FMN-së për Kosovën: ATK ka bërë arritje në formalizimin e aktiviteteve ekonomike

Administrata Tatimore e Kosovës është vlerësuar e ka bërë arritje në formalizmin e aktiviteteve ekonomike nga shefi i FMN-së për Kosovën, Gabriel Di Bella. Ai gjatë një një paraqitje virtuale për media, gjithashtu ka dhënë disa rekomandime që do të ndikonin në shumë segmente të sektorit ekonomik.

“Di Bella tutje, ka theksuar se Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë punë shumë të  mirë edhe gjatë periudhës së pandemisë në sistemin e deklarimit online, meqë për shkak të kufizimit të lëvizjes dhe rrezikut që kanosej shumicës së qytetarëve është dashur që pagesat t’i kryejnë në mënyrë elektronike. FMN është institucion i cili ka mbështetur në kontinuitet ATK-në, përkrahja çdoherë ka qenë në fusha specifike, të cilat kanë avokuar projekte të ndryshme me interes krucial për institucionin e ATK-së karshi tatimpaguesve.” thuhej në një njoftim për media të ATK-së.

Tutje thuhet se digjitalizimi i pothuajse 98% të shërbimeve ndaj tatimpaguesve janë prioritet i ATK-së dhe se janë duke u zhvilluar edhe dy komponente të cilat do të ngrisin në nivel edhe më të sofistikuar ATK-në.

“ATK këtë vit shënon edhe 10 vjetorin e lancimit të platformës digjitale të shërbimeve EDI, ku deri më tani, sikurse FMN ashtu edhe shumë institucione tjera ndërkombëtare kanë vlerësuar lartë ATK në zhvillimin e saj në këtë drejtim.”