Shefi i GP-së nga AAK tregon se si do ta votojnë deputetët Demarkacionin!
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi tha për Radio Televizionit të Kosovës se për çështjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi do të vendosin deputetet e Kuvendit të Republikës.
“Deputetët e Kuvendit do të votojnë kundër marrëveshjes së nënshkruar në vitin 2015 për demarkacion. Më mirë është q ë mos të cenohet territori i Kosovës, edhe pse liberalizimi i vizave për Kosovën është një padrejtësi që i bëhet vendit, kur kihet parasysh fakti se vendet tjera e kanë fituar liberalizim edhe pse nuk e kanë të përfunduar demarkacionin”, tha Isufi, duke shtuar se ka shtete tjera që nuk i kanë kaluar këto procese dhe se liberalizimi i vizave nuk ka qenë kusht.
Sipas tij, se a ka humbur Kosova territor apo jo me marrëveshjen për demaskimin e kufirit do të vërtetohet në të ardhmen, meqenëse siç tha ai ka shumë argumente që ka ofruar Komisioni i ri që drejtohet nga Shpetim Bulliqi rreth përkufizimit të vijës kufitare.
“Se a humbet Kosova territor, apo jo do të vërtetohet në të ardhmen, meqë janë shumë argumente nga Komisioni i ri, i cili ka ofruar harta në periudha të ndryshme të përkufizimit të vijës kufitare me Malin e Zi edhe në të kaluarën, dhe ka dokumente origjinale gjatë periudhave të kaluara kur kanë ndodhur kontakte dhe ka dokumente që faktojnë shumëçka rreth vijës kufitare me Malin e Zi”, tha deputeti i AAK-së, Ahmet Isufi.
Ky i fundit ndërkaq theksin se është në dorën e 120 deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të vendosin sipas vullnetit të tyre rreth demarkacionit të kufirit.