13:20 / E Enjte, 24 Shkurt 2022 / LB

Shefi i NATO: Një moment i rëndë për sigurinë e Evropës

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një deklaratë për mediat tha se “Tani kemi luftë në Evropë të një përmasash dhe të një lloji që menduam se i përkiste historisë”.

Ai thotë se sapo ka përfunduar një takim me Këshillin e Atlantikut të Veriut dhe një listë e gjatë vendesh kanë rënë dakord të zhvillojnë konsultime urgjente.

“Ky është një moment i rëndë për sigurinë e Evropës,” thotë ai.

Sulmi “i pajustifikuar dhe i paprovokuar” i Rusisë ndaj Ukrainës po vë në rrezik jetë të panumërta të pafajshëm, thotë sekretari i përgjithshëm i NATO-s.

Jens Stoltenberg thotë se Rusia ka nisur sulme ajrore dhe raketore, forcat tokësore dhe forcat speciale nga shumë drejtime duke synuar infrastrukturën ushtarake të Ukrainës dhe qendrat kryesore urbane.

“Ky është një pushtim i qëllimshëm, gjakftohtë dhe i planifikuar prej kohësh. Liderët e Rusisë do të mbajnë përgjegjësi të plotë për veprimet e tyre të pamatura dhe jetët e humbura, shtoi ai.