Shefi i Stafit të Shtëpisë së Bardhë pritet që të shkarkohet
Sipas spekulimeve të mediave në SHBA, Shefi i Stafit të Shtëpisë së Bardhë John Kelly pritet që të shkarkohet nga detyra. 
Sipas burimeve të ‘Daily Mail’ shkarkimi i tij mund të ndodhë gjatë ditës së sotme, transmeton Indeksonline. 
Arsyeja e shkarkimit thuhet se është marrëdhëniet jo të mira me presidentin Donald Trump. 

John Kelly pritet që të zëvendësohet nga Nick Ayers, që është Shef i Stafit të Zëvendës-presidentit. 
Kelly është një ish-gjeneral i marinës dhe veteran i dekoruar./Indeksonline/

