13:44 / E Martë, 28 Gusht 2018 / indeksADMonline

Shefi i UEFA-s nuk është i impresionuar nga VAR

Shefi i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka mohuar zërat se VAR mund të përdoret prej fazës së çerekfinaleve në Champions League.

Drejtuesit e UEFA-s raportoheshin se ishin të mahnitur me mënyrën se si VAR e ka përmirësuar nivelin e referimit gjatë Botërorit në Rusi.

Por, Ceferin e ka bërë të qartë se teknologjia nuk është ende gati për kompeticionin më të madh evropian, transmeton IndeksOnline.

”Nuk e di se ka kush ka ardhur kjo informatë, por ne nuk kemi folur për këtë dhe unë ende nuk jam i bindur nga VAR”, tha Ceferin.

”Ka ende gjëra që duhen qartësuar. Tifozët nuk i kuptojnë, madje as gazetarët. Le ta shohim”./IndeksOnline/

Image result for ceferin