10:20 / E Enjte, 21 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Shefi i UNMIK-ut në Berlin, flet për Kosovën dhe dialogun

Shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin ka qëndruar dje në Berlin ku ka zhvilluar biseda me zyrtarët gjermanë rreth situatës në Kosovë dhe vazhdimin e dialogut me Serbinë.

Sipas një njoftimi në internet, u bë e ditur se Tanin u takua me zyrtarët e Ministrisë gjermane të Punëve të Jashtme, përfaqësues të kabinetit të kancelares gjermane, Angela Merkel si dhe përfaqësues të Qendrës për Operacione Ndërkombëtare të Paqes si dhe një deputet./Indeksonline/