21:24 / E Premte, 26 Janar 2018 / indeksADMonline

Shefi për Mbrojtjen e Mjedisit ka një thirrje alarmuese: Mos dilni sonte jashtë! [Foto]

Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Ilir Morina, përmes një statusi në Facebook u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Prishtinës që të mos dalin jashtë shtëpive për shkak të rrezikut nga ajri i ndotur.

Morina iu ka bërë thirrje të gjithë banorëve të Prishtinës, Shkupit, Tetovës, Bitolit, dhe Sofies që të reduktojnë daljet nga shtëpia për shkak të ndotjes së ajrit.

“Sonte Prishtina, Shkupi, Tetova,Bitoli, Sofia ne te rrezikshme, te reduktoni daljet jashtë shtëpive”, ka shkruar Morina në Facebook.

/Indeksonline/