75 Mall Live Search
12:17 / E Mërkurë, 03 Qershor 2026 / P M

Shefja e BE-së në Prishtinë: Sa më shpejt, Kosova ka nevojë për institucione funksionale

Ushtruesja e detyrës së shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Eva Palatova, ka njoftuar për arritjen në Prishtinë të presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa.

Costa do të ketë takime me liderë institucionalë dhe partiakë gjatë qëndrimit të tij në Kosovë.

Palatova ka shkruar për mundësinë e zgjerimit të BE-së dhe për nevojën e Kosovës për të pasur institucione funksionale.

“Mundësia e zgjerimit të BE-së është reale. Kosova ka nevojë për institucione plotësisht funksionale sa më shpejt të jetë e mundur”, ka shkruar Palatova në rrjetin social X.