11:58 / E Martë, 16 Janar 2018 / indeksADMonline

Sheholli: Bisedimet duhet të vazhdojnë, jeta vazhdon

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Fatmir Sheholli ka thënë se Serbia po tenton ta politizojë vrasjen e Ivanoviçit, por se kjo është gabim.

Sheholli gjithashtu e ka quajtur të gabuar vendimin për ndërprerjen e bisedimeve nga ana e Serbisë në dialogun me Kosovën pas vrasjes së Ivanoviq.

“Vrasja e Ivanoviq erdhi në momentin kur Amerika dërgoi mesazh të qartë se në Veri të Kosovës ka grupe ekstreme dhe kriminale të cilat mund të shkaktojnë probleme në atë pjesë të Kosovës. Serbia dhe zyrtarët e saj nuk duhet ta politizojnë këtë vrasje për qëllime të tyre. Edhe në rastet e tjera janë politizuar disa vrasje e që më pas u dëshmua se kanë qenë vrasje me motive të tjera. Është gabim që delegacioni serb ka ndërprerë sot bisedimet me delegacionin kosovar në Bruksel. Jeta vazhdon, dhe ne si dy shtete fqinje duhet të shkojmë drejt finalizimit të bisedave. Ivanoviq ka qenë vazhdimisht kundërshtarë i përkrahjes së Beogradit vetëm për listën serbe” ka thënë Sheholli për Indeksonline.