17:27 / E Mërkurë, 14 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Shembet dheu në rrugën Kaçanik – Han i Elezit

Në rrugën magjistrale Kaçanik – Han i Elezit ka pasur rrëshqitje të dheut, pas reshjeve të borës që kanë rënë mbrëmë.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar edhe Agim Gashi, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt.

“Te vendi Kulla e Çezmes ka rrëshqitje të dheut ku kanë rënë edhe disa gurë”.

“Rruga është e qarkullueshme, por duhet të ketë kujdes të shtuar”.

Gashi, ka thënë se nuk raportohet për persona të lënduar nga kjo rrëshqitje e dheut, derisa kompania përkatëse është duke pastruar mbetjet në rrugë.