16:47 / E Hënë, 06 Maj 2019 / indeksADMonline

Shembja e ish-hotelit Adriatiku, të pandehurit mbesin në paraburgim

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e paraburgimit prej një muaji për punëdhënësin dhe punëkryesin e ish-hotel Adriatikut, ku humbi jetën 27 vjeçari nga Mitrovica, Visar Behrami.

Dy të pandehurit A.H dhe Q.H. akuzohen për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, njofton Klan Kosova.

Gjykata i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e avokatëve mbrojtës kundër caktimit të kësaj mase.

“Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, i datës 24.04.2019, sipas të cilit kjo masë do t’u llogaritet deri me datën 22.05.2019, mbetet në fuqi”, thuhet në komunikatë.

“Gjykata e Apelit, njësoj gjykata e shkalles së parë, vlerëson se ka bazë të mjaftueshme ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurve në fjalë, ashtu siç kërkojnë dispozitat e nenit 187 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës”. /Indeksonline/