17:52 / E Enjte, 14 Maj 2020 / indeksADMonline

Shembja spektakolare e dy kullave në centralin bërthamor gjerman

Ky është momenti i shembjes me shpërthim të kontrolluar i dy kullave ftohëse të cilat ishin pjesë e një ish centrali bërthamor në qytetin Philippsburg, në jug perëndim të Gjermanisë.

Shpërthimi i kontrolluar i dy kullave u bë në orët e para të mëngjesit për të shmangur grumbullimet e kureshtarëve për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Në video shihen imazhet mbresëlënëse të dy ndërtesave gjigande që rrafshohen brenda disa sekondave.