Shënohen dy gola të shpejtë qysh në fillimin e ndeshjes Ballkani-La Fiorita

Kampioni i kosovës në futboll, Ballkani e ka nisur shumë mirë ndeshjen kthyese ndaj skuadrës La fiorita nga San Marino.
Klubi nga Suhareka ka shënuar dy gola të shpejt qysh në fillimin e ndeshjes, shkruan IndeksOnline.
Të dy golat i ka shënuar sulmuesi Albion Rrahmani i cili njihet me nofkën “Lewandowski i Kosovës”.

Fillimisht ai shënoi në minutën e 6-të për 1-0, ndërsa vetëm dy minuta më vonë shënoi edhe golin e dytë në ndeshje.
Ballkani aktualisht udhëheq me rezultat 6-0 në përgjithësi nga të dy ndeshjet ndaj La Fioritas./IndeksOnline/