11:12 / E Enjte, 06 Shtator 2018 / indeksADMonline

Shënohet 19 vjetori i themelimit të Policisë së Kosovës

Është shënuar 19 vjetori i themelimit të Policisë së Kosovës përmes një ceremonie zyrtare gjatë ditës së sotme.

Për nderim të kësaj dite kanë marrë pjesë personalitete të ndryshme, përfaqësues të lartë të institucioneve të Republikës së Kosovës, përfaqësues ndërkombëtarë në vendin tonë, drejtorë të policive të disa shteteve të ndryshme, si dhe familjarë të policëve.

Gjatë kësaj ceremonie do të bëhet gradimi i disa punonjësve të Policisë së Republikës së Kosovës,  si dhe ndarja e medaljeve dhe çertifikatave për zyrtarët policorë që janë shquar për punën e tyre dhe rezultatet e arritura./Indeksonline/