07:23 / E Martë, 29 Maj 2018 / indeksADMonline

Shënohet 9-të vjetori i themelimit të Kuvendit të të Rinjve të Kosovës

Sot mbahet ceremonia e 9-të vjetorit të themelimit të Kuvendit të të Rinjve të Kosovës.

Kuvendi i të Rinjve të Kosovës është organizata më e madhe rinore në vend, që ka të themeluara 15 degë komunale, me mbi 400 të rinj si pjesë e rrjetit. Në shënimin e përvjetorit do të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale, subjektet politike, shoqëria civile dhe të rinj nga e gjithë Kosova.

Ngjarja fillon në ora 14:00, amfiteatri e madh, ish-Rilindja.