14:01 / E Enjte, 27 Prill 2023 / S Z

Shënohet Java e Imunizimit/ Organizohen aktivitete që promovojnë vaksinimin

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Javën e Imunizimit, ka organizuar një sërë aktivitetesh me qëllim të promovimit të vaksinimit, për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet e parandalueshme.

Në vazhdën e aktiviteteve u realizua edhe vizita në Institutin Rajonal të Shëndetësisë Publike dhe në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Pejë. Në vizitë ishin përfaqësues nga IKShPK së bashku me përfaqësues nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) me qëllim të shprehjes së falënderimit, duke e vlerësuar lartë angazhimin e jashtëzakonshëm dhe profesionalizmin e dëshmuar gjatë fushatës me vaksinën kundër COVID-19 si dhe vaksinimin rutinor të fëmijëve.

Takimi në QRShP me drejtoreshën dhe profesionistët tjerë ishte i fokusuar në sfidat dhe arritjet në programin e vaksinimit në rajonin e Pejës, ku synohej të nxjerrën në pah veprimet kolektive të nevojshme për të ofruar shërbime të mirëfillta të vaksinimit, për të ndërtuar mbrojtje të qëndrueshme në popullatë duke arritur mbulueshmëri mbi 95%. Gjatë takimit u potencua rëndësia e vazhdimit të punës dhe bashkëpunimit ndërinstitucional edhe në të ardhmen.

Gjatë diskutimit në QKMF me ekipen udhëheqëse, mjekët familjar, specializantët si dhe infermierët qëllimet tona të përbashkëta ishin që të arrijmë fëmijët e mbetur pa u vaksinuar, të forcojmë kujdesin parësor shëndetësor për të mbrojtur popullatën nga sëmundjet e parandalueshme me vaksinë, duke iu mundësuar atyre jetë më të lumtur dhe më të shëndetshme.

Gjatë vizitës u realizua edhe shpërndarja e materialeve edukative shëndetësore./IndeksOnline/