10:22 / E Enjte, 27 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Shënohen rastet e para me coronavirusin në Danimarkë, Norvegji dhe në Estoni

Coronavirusi vazhdon të përhapet në të gjithë botën. Danimarka, Norvegjia dhe Estonia janë vendet e fundit që njoftojnë rastet e tyre të para.

Pacienti në Norvegjinë Veriore u testua pasi u kthye nga njëra prej zonave të prekura nga coronavirusi në Kinë, sipas Institutit Norvegjez të Shëndetit Publik.

Instituti e konsideron rrezikun e infeksionit nga individi si shumë pak të mundshëm. Personi është vendosur në karantinë në shtëpinë e tij.

CNN Berlingske Media raportoi se një gazetar në një kanal TV në Danimarkë është rasti i parë i konfirmuar në vend.

Gjithashtu, Estonia njoftoi gjithashtu rastin e parë të konfirmuar të virusit.

Ministri i Çështjeve Sociale, Tanel Kiik, tha për televizionin Eesti (ETV) se personi i infektuar ishte një shtetas i Iranit që erdhi në Estoni të mërkurën. Pacienti ndodhet në karantinë.