Shënoi golin e parë me Realin, Zidane ka “dy fjalë” për Hazardin
Eden Hazard arriti të “thyejë” mallkimin dhe të shënojë golin e parë me klubin e Realit të Madridit.
Ai parabolloi bukur portierin për ta ngritur epërsinë e ekipit të tij në 2:0 në ndeshjen që “Los Blancos” e fituan me rezultat 4:2, shkruan Indeksonline.
Pas ndeshjes, trajneri, Zinedine Zidane foli për belgun.
” Ne kemi nevojë ta shohim Eden si sot, duke luajtur mirë dhe duke shënuar gola. Ai donte këtë, ai ishte i lumtur në dhomën e zhveshjes. Ne shpresojmë se është goli i parë prej shumë të tillëve që do të realizojë” – u shpreh tekniku francez./Indeksonline/