Shënoi golin ndaj Zvicrës, futbollisti Khoukhi do të shpërblehet me më shumë se 3 milionë euro dhe një Rolls-Royce
Kombëtarja e Katarit mbrëmë befasoi të gjithë, duke barazuar 1:1 ndaj Zvicrës në ndeshjen e Kupës së Botës.
Golin e barazimit e shënoi futbollisti, Boualem Khoukhi, shkruan Indeksonline
Ai ia siguroi pikën e parë, barazimin e parë Kombëtaers së Katarit në histori të Kupës së Botës.
Kështu, raportohet se ai do të përfitojë një shumë të madhe parash (3 milionë euro) dhe një dhuratë, një makinë të tipit Rolls-Royce Phantom që kap vlerën e 550 mijë dollarëve.
Pra për Khoukhin, ky nuk ishte vetëm një gol i shënuar, por një shpërblim që mund t’i ndryshojë komplet jetën./Indeksonline/
🤯 Boualem Khoukhi's equaliser against Switzerland may have just become the most valuable goal in Qatar's football history and definitely the most historic goal of his career. 🇶🇦
— Football Tweet ⚽ (@Footballtweet) June 14, 2026
According to reports, the defender will receive a $3M reward and a Rolls-Royce Phantom worth more… pic.twitter.com/JWkGW3Aacd

