Shënoi super-gol, Kololli në formacionin e javës

Benjamin Kololli është rikthyer më një paraqitje fantastike ndeshjen e kaluar që skuadra e tij Zurich e ka zhvilluar ndaj Young Boys.
Ani pse skuadra e tij në fund humbi, Kololli arriti të shënoj një gol spektakolar nga ndërprerja në minutën e 38-të të ndeshjes, shkruan IndeksOnline.
Përpos kësaj, mbrojtësi i Kosovës pati një paraqitje fantastike gjatë githë ndeshjes dhe për kërë ka fituar një vend në formacionin e javës në Zvicër./IndeksOnline/
