Shënon CR7, Juventus bën fitoren e dhjetë radhazi
Juventus ka shënuar fitoren e dhjetë radhazi, duke mposhtur Udinezen me rezultat 0-2 në “Friuli”.
Bentancour në të 34-ën dhe Ronaldo në të 37-ën shënuan për bardhezinjtë e Allegrit, të cilët dominuan sfidën gjatë gjithë 90-minutëshit dhe nuk e vunë asnjë herë në dyshim triumfin.
Ronaldo scores his fourth #SerieA goal. #UdineseJuve pic.twitter.com/EKH1tT5mw5
— Alex Mascitti | IFD (@ItalianFD) October 6, 2018
Juventusi vijon kështu marshimin në krye të kampionatit italian me 24 pikë të plota dhe përkohësisht ndiqet nga Napoli me 15 pikë dhe një ndeshje më pak.
Më herët Cagliari arriti të mposhtë pastër 2-0 Bolognën, në një sfidë ku sardët ishin dukshëm superiorë ndaj kuqebluve të drejtuar nga Philippo Inzaghi.