17:44 / E Martë, 29 Janar 2019 / indeksADMonline

Shërbimi i transmetimit video të Apple po vjen brenda pak muajsh

Apple ka njoftuar se në muajin prill do të fillon shërbimi i abonimit, mundësi e premtuar që një kohë nga kompania.

Apple i ka thënë partnerëve të saj të përmbajtjes të jenë gati për lansim deri në mes të prillit, pasi që provat kanë shkuar shumë mirë.

Përveç përmbajtjes së vet, Apple, me sa duket, do të fillojë t’u ofrojë përdoruesve abonime direkte shërbime të tjera përmes aplikacionit të saj televiziv.

Raporti i tetorit pohoi se Apple po planifikonte të lançonte shërbimin në më shumë se 100 vende, me aplikacionin që erdhi së pari në SHBA.

Apple ka nevojë për rryma të reja të të ardhurave dhe një shërbim i transmetimit të videos mund të ndikojë edhe në financa. /Indeksonline/