11:30 / E Premte, 26 Janar 2018 / indeksADMonline

Sherifi-Konjufcës: Më shumë ndikon bari e orgjia seksuale, se rakia e yndyra!

Bilall Sherifi, shefi Grupit Parlamentar të Nismës për Kosovën ka komentuar kërkesën e LDK-së ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj për interpelancë.

Ai ka thënë se interpelanca tregon që duhet një punë të qeverisë, kryeministrit apo ministrave ta diskutoj.

“Kjo sallë është krijuar në sallë gjykimi, ku të gjithë e morën fjalën. Glauku thotë se aty ka pas raki e hallakam. Glauk më pak ndikon rakia e yndyra se sa bari juaj dhe orgjia seksuale, që e kanë thënë njerëzit e juaj. Mos e teproni, së paku atë që kemi dëgjuar këto dy javë ua kanë hequr të drejtën”, ka thënë Sherifi.

Sipas tij, nuk është mirë që të keqpërdorën fatkeqësitë e të tjerëve. /Indeksonline/