Sherifi: Pa raportin e Bulliqit, marrëveshja e dy presidentëve do ishte e thatë
Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate ka thënë se janë disa raporte për demarkacion, ai i qeverisë Hoxhaj-Thaçi dhe ai i Murat Mehës, raporton Indeksonline.
Ja fjalimi:
Opozita e atëhershme e kundërshtoi demarkacionin me mjete të shumta, herë demokratike e herë jodemokratike.
U krijuan rrethana me të cilat vendi shkoi në zgjedhje dhe erdhi një qeverisje tjetër, ajo e Ramush Haradinajt në përkrahje të PDK-së.
Qeveria Haradinaj shkarkoi një komision e emëroi një tjetër. Komisioni i Bulliqit solli një raport që u krijua si bazë për të arritur tek një marrëveshje mes dy presidentëve, Thaçit dhe Vujanoviq. Ka një rrjedhë logjike si është bërë procesi deri më sot.
Për të lëvizur përpara, partitë raportin e Bulliqit dhe marrëveshjen e presidentëve mund të arrijmë një konsensus për të votuar demarkacionin, në mënyrë që për tri vite shqetësime e raportit të Bulliqit të mund të korrigjohen.
Në parim jemi për shmangie, por duhet të arrihet një unitet si të arrihet përpara, në mënyrë që gjithsesi raporti të jetë pjesë e marrëveshje, tani nuk kam ndonjë ide se si, kemi punuar 24 orë për këtë cështje, por nuk ka front PDK-LDK-Nisma dhe LDK-VV në anën tjetër.
Ne kemi punuar që të gjejmë një definicion të përbashkët se si do të duket ligji, apo një nen që do të na ndihmonte të ecim përpara dhe të vijmë te momenti i votimit.
Mbështesim shmangien, por nëse shmangia nënkupton hapjen e debatit e që do të na largonte më shumë ,atëherë më mirë mos ta bëjmë.
Ka hapësirë për zgjidhje të përbashkët, por assesi mos të largoj bazën mbi të cilën është arritur marrëveshje. Pa raportin e Bulliqit, marrëveshja do të ishte e thatë. /Indeksonline/