Bilall Sherifi: Dialogun me Serbinë ta bëjë qeveria, sepse Thaçi dorëzohet herët
Shefi i grupit parlamentar të NISMA-s, Bilall Sherifi ka deklaruar se ende nuk kanë votat për ratifikimn e demarkacionin. Ai ka bërë të ditur se dilemat aktualisht janë tek deputetët e Listës Serbe dhe atyre të Vetëvendosjes.
“Aktualisht nuk janë votat e siguruar, po të kishin qenë do të ishte thirrë seanca. Nuk ka dilema a duhet te votohet apo te mos votohet sa i përket partive shqiptare. 78 vota janë për pa deputetet e Listës Serbe dhe nevojiten edhe dy apo tre vota, ose nga kjo parti ose nga deputetet e VV-se” eshte shprehur Sherifi ne një interviste ne Info Magazine te Klan Kosoves.
Sa i përket marrëveshjes aktuale për demarkacioni me Malin e Zi, Sherifi ka thënë se dallimet ne mes te Nisma-s, AAK-se dhe VV-se qëndron tek deklarata e nënshkruar nga dy presidentet, Vujanoviq dhe Thaçi, se a mjafton kjo deklarate.
“Ata thone se nuk eshte e mjaftueshme. Edhe nëse nuk është e mjaftueshme kjo është një mundësi për te ratifikuar marrëveshjen duke hapur nje mundesi te re, qe ne te ardhmen te rishikohet marrëveshja” është shprehur Sherifi.
Ai gjithashtu ka thene se po te mos ekzistonte presioni i bashkesise nderkombetare dhe i qytetareve njekohesisht do te mund qe fillimisht te rishikohej marrëveshja pastaj te ratifikohej.
Sherifi ka folur edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Ai ka thënë se bisedimet me Serbinë duhet t’i zhvilloi Qeveria ende sepse nëse kalohet në nivel presidentësh, atëherë Thaçi dorëzohet herët.
“Së pari duhet të dakordohemi çka duam të flasim me Serbinë. Pastaj nuk do të kishte rëndësi kush e përfaqëson Kosovën në dialog. Mirë do të ishte që qeveria ta bëjë këtë gjë, sepse Thaçi në historinë e tij të negociatave me Serbinë ka treguar se është i gatshëm të dorëzohet më herët se që pritet”, ka thënë Sherifi./Indeksonline/