19:18 / E Mërkurë, 17 Gusht 2022 / AR

Sherr me thika në Sarandë/ Humb jetën një person, Policia blindon zonën për të kapur autorin e krimit

Policia bën me dije se viktima është qëlluar me thikë nga një person i cili është larguar më pas nga vendi i ngjarjes.

Ai është transportuar për në spitalin e Sarandës, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Identiteti i viktimës nuk dihet ende ndërkohë policia po punon për kapjen e autorit.

“Sot, rreth orës 18:30, në lagjen Nr.1, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, ka mbetur i dëmtuar me mjete prerëse një shtetas ende i paidentifikuar, i cili pasi është transportuar në spitalin e Sarandës, si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë punën intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.