23:14 / E Mërkurë, 13 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Sherr mes gjimnazisteve, ja si zihen me njëra-tjetrën (Video)

Pamje të turpshme për brezin e sotshëm janë ato që kanë ardhur pak më parë në redaksinë e JOQ.al. Në to duken një grup vajzash të reja, të cilat zihen me njëra-tjetrën.

Brezat ndryshojnë, por me sa duket, problematikat dhe mënyra e ekspresivitetit të femrave në vendin tonë, veçanërisht në periudhën e adoleshencës, ngelet po e njëjta. Këtë herë ndeshemi me një fenomen të përsëritur, ku vajza gjimnaziste zihen mes tyre.

Me paturpësinë më të madhe dhe pa e marrë mundimin për të zgjidhur konfliktet e krijuara përmes fjalëve, komunikimit, bisedave, vajzat nxitojnë të tregojnë muskujt, si të ishin meshkuj vulgarë.

Ato kapen prej flokësh, ndërsa spektatorët e tyre, djemtë, bëjnë tifozllëk. Edhe pse disa mundohen të hyjnë në mes e t’i ndajnë, është thuajse e pamundur. Vajzat shahen me fjalë nga më të ulëtat dhe bëhen grumbull në këtë sherr të nisur vetëm nga dy prej tyre.

Gjithçka ndodh në oborrin e shkollës, në një prej gjimnazeve të Durrësit.

Videoja flet shumë, ndërsa shqetësues është fati dhe e ardhmja e këtij brezi!