20:20 / E Martë, 18 Shtator 2018 / indeksADMonline

Sheshi i Drenasit në pritje të heronjve Fehmi e Xheva Lladorvci

Kanë mbetur edhe pak orë deri në arritjen në Sheshin e Drenasit të heronjve Fehmi Lladorvci dhe Xheva Krasniqi Lladorvci.

Kryetari i Drenasit dhe njëherit vëllai i Fehmiut, Ramiz Lladrovci ka postuar në Facebook disa foto se si duket Sheshi “Fehmi Lladrovci” pak orë para ardhjes së shtatoreve të dy heronjve.

“Sheshi, pak orë para arritjes së Heroit dhe Heroinës në vendin e vet, në Sheshin “Fehmi Lladrovci”!

Sheshi është mjaft i madh, për të pritur të gjithë mysafirët me rastin e inaugurimit të shtatoreve, më 20 shtator 2018, në ora 12:00.

Respekti ndaj heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë, është respekt ndaj të tashmes dhe të ardhmes tonë!” ka shkruar Lladrovci në Facebook.