20:41 / E Diele, 04 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Sheshi i Prishtinës “shndërrohet” në fushë patinazhi

Sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë do të bëhet me një fushë me akull sintetik e cila do të përdoret për patinazh, që prej datës 9 shkurt.

Këtë risi për Prishtinën e ka mundësuar Komiteti Olimpik i Kosovës, i cili do të realizoi prejktin në fjalë.

Që nga 9 shkurt, KOK-u do të organizojë Festivalin Olimpik “PyeongChang2018” në Prishtinë, ku për gjatë 16 ditëve sa do të zgjasin Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang2018, në sheshin “Zahir Pajaziti” do të promovohen sporte të reja.

Por, kjo fushë me akull sintetik do të jetë në sheshin e Prishtinës vetëm deri më datën 25 shkurt, kur do të përfundojnë Lojërat Olimpike Dimërore.