19:39 / E Mërkurë, 13 Maj 2020 / indeksADMonline

Shevchenko: Ja çfarë mendova para penalltisë në Old Trafford

Andriy Shevchenko, ish-sulmues ukrainas dhe legjendë e Milan-it, ka dhënë një intervistë në Instagram me gazetarin italian Carlo Pellegatti.

Penalltia në Manchester – “Kam menduar gjithçka para se të shkoja te pika bardhë. Para se të merrja topin, i kam thënë vetes që të mos ndryshoja mendje: doja të prisja lëvizjen e Buffon dhe kështu kam bërë. Në fillim nuk e dëgjova vërshëllimën e gjyqtarit, kishte shumë zhurmë në stadium, por isha gati për të gjuajtur atë top”, ka thënë Shevchenko.

Derbi i fituar 6-0 – “Në atë moment nuk ishim shumë mirë, por kishim shumë besim për atë ndeshje. Ishte një ndeshje e rëndësishme për të gjithë, por veçanërisht për Cesare Maldinin, me të cilin kam patur një marrëdhënie shumë të mirë”.

Goli më i bukur – “Kam bërë shumë të bukur, por ato që kanë më shumë rëndësi janë ato që të ndihmojnë të futesh në histori. Për shembull, mendoj për golin kundër Interit në gjysmënalen e Champions League në 2003-shin, ose ai më kokë në Superkupën e Europës kundër Porto-s”.

Milani i sotëm – “Në këtë moment, gjëja më e rëndësishme është të mbyllet sa më mirë sezoni, gjithmonë nëse do të rifillojë. Duhet të japin të gjithë maksimumin për ta mbyllur mirë kampionatin. Më pas do të shihet se çfarë do të ndodhë”.

E ardhmja – “Do të më pëlqente shumë të kthehesha te Milani si trajner. Është një klub që e kam gjithmonë në zemër dhe jam shumë i lidhur me tifozët. Të shohim nëse dhe kur do të ndodhë, por një nga objektivat e mi të mëdha është të kthehem një ditë te kuqezinjtë si trajner”.