20:05 / E Martë, 18 Qershor 2019 / indeksADMonline

Shevchenko ia propozon Milanit talentin ukrainas

Andriy Shevchenko nuk e shkëput marrëdhënien që ka me Milanin, teksa herë pas here është parë në selinë e klubit ku ka vizituar skuadrën dhe drejtuesit.

Tani që miku i tij, Paolo Maldini ka rolin e drejtorit teknik, ish-sulmuesit, tashmë trajneri i përfaqësueses së Ukrainës, i ka sugjeruar një nga lojtarët më premtues të vendit të tij.

Quhet Vitaliy Mykolenko, është 20 vjeç dhe luan për Dinamo Kiyev që prej vitit 2017.

Ai konsiderohet si një ndër lojtarët me të ardhmen më të mirë nga Ukraina dhe Shevchenko e ka mbështetur atë fort duke e grumbulluar në kombëtare, ku numëron 5 ndeshje zyrtare.

Mykolenko luan si mbrojtës në krahun e majtë dhe vlerësohet për forcë fizike dhe kualitet në teknikë. Transferimin e tij në Milano klubi kuqezi mund ta mbyllë për 6-7 milionë euro sipas medieve italiane. /Indeksonline/