09:36 / E Mërkurë, 17 Tetor 2018 / indeksADMonline

Shfaqet Jabllanoviq, akuzon kryetarin e Zubin Potokut se “po e luan lojën”

Ish-ministri i Qeverisë së Isa Mustafës, Aleksandër Jablanoviç në një intervistën për emisionin “Slobodno Srpski” ka folur për shumë çështje të Republikës së Kosovës dhe liderët e saj.

Ai ka përmendur vizitën e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi në Liqenin e Ujmanit. Jabllanoviq e ka konsideruar normale vizita e Thaçit në rast se ishte konsultuar me partnerët të cilët e kanë votuar për president, duke aluduar në Listë Serbe.

Megjithatë, ish-shefi i Srpska-s s’ka lënë pa akuzuar kryetarin e Zubin Potokut, Stevan Vuloviqin. Sipas tij, ky i fundit po luan një lojë të rrezikshme kinse nuk e njeh Kosovën, transmeton Indeksonline

“Në Zubin Potok është një person, Stevan Vuloviç, ai është kryetar sipas sistemit të Republikës së Kosovës e që ka filluar ti respektoj institucionet e Kosovës. Vuloviç nuk duhet të bëhet naiv kinse nuk din çka ka ndodhur. Ai është i pari që nga kryetarët e komunave Veriore që e kishte bërë vulën me stemën e Republikës së Kosovës” ka thënë Jablanoviç.

Më tej, ai ka bërë një paralele rreth vizitës së Thaçit dhe Vuçiqit në Liqenin e Gazivodës. Sipas tij, ‘fitues’ i kësaj beteje ishte presidenti i Kosovës.

“Thaçi këtë e ka bërë në mënyrë të mençur sepse ai vizitën e tij e ka quar deri në fund, ndërsa Vuçiç që ka dashur të tregojë se është president i të gjithë qytetarëve të Serbisë e që ka dashur të shkojë në Banjë, as nuk është ofruar aty, veç u ka shkaktuar probleme serbëve aty” ka thënë Jablanoviç.

Thaçi nuk e ka rrezikuar sigurinë me rastin e vizitës, por ka mundur që situata të eskalojë sikurse të kishte kontaktuar me ndonjë person që nuk do ta priste këtë vizitë, theksoi ai.

“Ju e patë, në restorantin ku delegacioni u ndal për të pirë kafe u shtie me armë. Çka ka faj restoranti, çka ka faj pronari i restorantit” shtoi Jabllanoviç.

Ndërsa për vizitat e kryeministrit Ramush Haradinaj në Veri, ai thotë se, po bëhen me qëllime pune dhe për të ruajtur paqen në mes serbeve dhe shqiptarëve.

“Ai është kryeministër dhe ka dëshirë të dije se si jetojnë serbet atje, a kanë presione, çka pritet me ndodhë, puna e tij është të interesohet edhe për atë pjesë të qytetarëve se si jetojnë atje” shtoi Jabllanoviç.

Sipas Jablanoviçit, shqiptarët dhe serbët janë të gjykuar për të jetuar bashkë. Ai ka kritikuar Listën serbe duke e quajtur frikacake para Vuçiçit.

“A mendoni ju se Srpska guxon që  t’i thotë Beogradit se është duke punuar keq me Kosovën, jo nuk guxon” thotë Jablanoviç.  /Indeksonline/