07:34 / E Hënë, 25 Mars 2019

Shfletuesi i ri Edge i Microsoft mund të jetë fundi i Chrome

Prej kohësh e kemi ditur se Microsoft po punon në një shfletues të ri i bazuar në Chrome i cili do të zëvendësojë Edge por jo medoemos emrin e tij.

Tashmë kemi pamjet e para të shfletuesit dhe sesi performon realisht. Ishte Tom Warren i The Verge që testoi shfletuesin ekskluzivisht nga një burim anonim dhe sipas përshtypjeve të para që i la ky mund të jetë shfletuesit do mund të shkurorëzojë vetë Chrome.

Sipas fotove të publikuara nga Verge, shfletuesi i ri Edge ka një pamje të pastër dhe të qartë i cili kombinon gjuhën e dizajnit të Edge dhe Chrome së bashku.

Warren tha se përdoruesit mund të importojnë bookmarket dhe fjalëkalimet nga Edge por edhe Chrome në versionin e ri të Edge edhe pse funksione si “Dark Mode” apo funksioni për të shkruar mbi uebsajtet me një laps Stylus ende mungojnë.

Shpejtësia dhe performanca e shfletuesit duke premtuese thotë The Verge. Nëse Microsoft vijon punën e mirë që ka nisur me Edge e ri, nuk ekziston arsye pse duhet të vijoni të përdorni Chrome.

Së fundi përdoruesit do të mund të instalojnë shtojcat e Chrome nga dyqani i Google me një opsion që do të përfshihet në konfigurimin e tij. Shtojcat se Chrome si 1Password apo Ghostery funksionuan mjaft mirë me Edge.

Ende nuk ka një datë debutimi për shfletuesin Edge por nga pamjet e testimet e para jo zyrtare që po kryhen, pritja po bëhet e padurueshme.