17:11 / E Enjte, 25 Tetor 2018 / indeksADMonline

Shifra të konsiderueshme nga shqiptarët për të kaluar ilegalisht në SHBA

Një numër i madh i emigrantëve nga Shqipëria janë kapur në kufirin jugor të Meksikës, i përafërt me numrin e emigrantëve të kapur në vendet e Lindjes së Mesme, gjë të cilën e dëshmojnë shifrat e doganës.

Sipas mediumit amerikan CBS, në kufirin SHBA-Meksikë vetëm në vitin 2017, janë kapur rreth 49 shqiptarë. Megjithëse, nga ana e Trump deklarimet kanë qenë se në kufi çdo herë e më shumë refugjatë, kanë hyrë nga Lindja e Memse dhe tashmë prej mandatit të tij dihen zotimet dhe qëndrimet e tij në raport me emigrantët. Derisa, viti 2016, shënon shifra më të larta të shqiptarëve, në një numër prej 107 emigrantësh, për dallim nga 2017, transmeton Indeksonline.

Ndërsa sipas medias amerikane, 2014-ta ishte viti kur emigrantët shqiptarë kanë thyer rekord regjistrimi, me ç’rast ishin 3012 të ndaluar. Sipas raportimit nga mediet e huaja, thuhet se në muajt e fundit, janë kapur disa grupe në Shqipëri që organizonin trafikun e njerëzve drejt SHBA-së, duke përdorur kështu kufirin me Meksikën dhe se shifra që paguajnë shqiptarët për të siguruar kalimin ilegal për të kaluar në Amerikë./Indeksonline/