Arrestohen dy serb për kontrabandim mallrash, hyrën ilegalisht në Kosovë
Sot Policia kufitare e Kosovës ka arrestuar dy serb, të cilët kishin hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, sipas të cilit dy serbët u arrestuan në territor të Kosovës, përkatësisht në rajonin e Podujevës.
“Dy serb janë ndaluar mbi dyshimin e bazuar për veprën penale kalim ilegal i kufirit dhe kontrabandim me mallra. Një serb dhe një serbe kanë pasur me vete raki dhe mjaltë”, ka thënë Kelani. /Indeksonline/