10:07 / E Hënë, 24 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Shije e hidhur për Iscon në Abu Dhabi

Të gjitha lajmet e mira kanë një anë negative – derisa e shtunja ishte ditë festive për Real Madridin pasi fituan Kupën e Botës për klube, kishte disa lojtarë që e shijuan më pak këtë sukses.

Në këtë rast, vlen të përmendet injorimi total i trajnerit, Santiago Solari ndaj mesfushorit, Isco.

Ai nuk u paraqitë në 11-shen startuese të Real Madridit kundër Kashima Antlers, derisa ai nuk u paraqitë as në finale ndaj Al Ain, transmeton IndeksOnline.

Minutazhi i tij në këtë kompeticion ishte i kufizuar – luajti vetëm pak minuta ndaj skuadrës japoneze.

Edhe pse ai kreu nxemje të shtunën, atij nuk iu dha asnjë minut në fushë.

Dani Ceballos, Casemiro dhe Vinicius Junior luajtën para Iscos nga banka rezervë dhe Isco e la Abu Dhabin me disa ndjenja negative.

Solari nuk llogaritë në të dhe ai e di mjaft mirë këtë./IndeksOnline/