Shijojeni edhe sot diellin në Kosovë, sepse javën e ardhshme me shi
Instituti hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesëshme.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesishtë nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s.
Sipas institutit, java e ardhshme do të karakterizohet me reshje shiu./Indeksonline/