12:59 / E Hënë, 15 Janar 2018 / indeksADMonline

Shikojeni ku përfundon kjo veturë në rrugën Prizren-Prevallë (Foto)

Një veturë ka përfunduar sot në lumin përskaj magjistrales Prizren-Prevallë.

Dëshmitarët që panë duke fluturuar veturën thanë se disa persona kanë marrë lëndime nga ky aksident, raporton Indeksonline.

Policia e Kosovës i është përgjigjur rastit dhe është duke u marrë me shikimin e vendit të ngjarjes.

Banorët e kësaj zone iu kanë bërë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të kenë kujdes pasi që gjatë sezonës së dimrit shpeshherë kjo rrugë është me ngrica./Indeksonline/